Sot 45 ditë tubim në Tiranë, protestuesit mbajnë fjalime përpara kryeministrisë/ Aktivistja: Të vetmit që nuk e shohin protestën janë kryeministri dhe shërbëtorët e tij

1 Min. Leximi

Protestuesit kanë nisur të mblidhen në sheshin “Skënderbej”, e tashmë janë vendosur përpara Kryeministrisë.

Aktivistja Luçiana Kokaj tha se “të vetmit që nuk e shohin protestën janë kryeministri dhe shërbëtorët e tij”.

Kryetari i studentëve europianë ka qenë në Bruksel me protestuesit dhe jo në konferencën e kryeministrit. Të vetmit që nuk e shohin protestën janë kryeministri dhe shërbëtorët e tij”, tha ajo.

Për herë të parë, një ditë më parë, organizatorët e protestës sqaruan edhe kërkesën e tyre për dorëheqjen e klasës politike dhe krijimin e një qeverie teknike.

Dje u bë thirrje që protesta e 45 të zhvendoset në Bruksel, teksa aty po zhvillohet Konferenca e nëntë Ndërqeveritare Shqipëri-Bashkimi Evropian, ku vendi ynë nis mbylljen e grup-kapitujve negociues të anëtarësimit.

Pas fjalimeve para godinës qeveritare, protestuesit pritet të zhvillojnë marshimin e përnatshëm në rrugët kryesore të kryeqytetit, me flamujt kombëtar në duar dhe thirrjet për dorëheqjen e politikës.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull