Qoku: Na ndaluan në Qafë Thanë pa shpjegime, u detyruam të kthehemi

1 Min. Leximi

Pas ndalimit në pikën kufitare Qafë Thanë, ka reaguar edhe koordinatori i grupit parlamentar të partisë VLEN, Bekim Qoku.

Ai për mediat tha se u ndaluan dhe mbajtën në pikën kufitare në Qafë thanë pa ndonjë shpjegim, situatë që ai tha se është e pakuptimtë.

Qoku tha se ky veprim i bën të zemëruar dhe të indinjuar se pse ka ndodhur, ndërkohë që e quajti maltretim ndaj zyrtarëve të lartë shtetërorë.

“Na u komunikua se njërit nga bashkëudhëtarët tanë i refuzohet hyrja në Shqipëri dhe ne u kthyem të gjithë dhe aktualisht jemi në Strugë. Ishte situatë e pakuptimtë. Ne jemi në dijeni se ka pasur disa ndalesa për shkak të protestave atje, mirëpo ne u ndaluam pa sqarime”, tha Qoku.

Kujtojmë se, gjatë ditës së sotme në pikën kufitare Qafë Thanë, koordinatori i grupit parlamentar të VLEN-it, deputeti Bekim Qoku, deputeti Adnan Azizi dhe Hasim Murtezanin, zëvendëssekretar i përgjithshëm në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut janë përballur me ndalesë për hyrje në Shqipëri.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull