Bekim Sali në takim me Marta Kos: Të përkushtuar për avancimin e integrimit evropian dhe zbatimin e reformave

1 Min. Leximi

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri për Çështje Evropiane, Bekim Sali, mori pjesë në takimin e përbashkët të Qeverisë me Komisioneren Evropiane për Zgjerim, Marta Kos, të udhëhequr nga kryeministri Hristijan Mickoski.

Sipas Salit, në takim u diskutua për avancimin e procesit të integrimit evropian, zbatimin e Agjendës së Reformave dhe Planit të Rritjes, si dhe për hapat e ardhshëm në rrugën e Maqedonia e Veriut drejt anëtarësimit në Bashkimi Evropian.

“Konfirmuam përkushtimin tonë për vazhdimin e reformave, forcimin e bashkëpunimit me Komisionin Evropian dhe shfrytëzimin maksimal të mundësive që ofron Plani i Rritjes për zhvillimin e vendit dhe përfitimin e qytetarëve”, theksoi Sali.

Ai shtoi se Qeveria mbetet e përkushtuar për të çuar përpara reformat dhe për të thelluar bashkëpunimin me Komisioni Evropian, me synim përshpejtimin e procesit të integrimit evropian dhe krijimin e përfitimeve konkrete për qytetarët.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull