Kanoset ministri Xhelal Sveçla, policia arreston të dyshuarin

1 Min. Leximi

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për kanosje ndaj Ministrit të Punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës.

Sipas njoftimit të policisë, rasti është regjistruar më 9 nëntor 2025, ndërsa më 7 korrik 2026 është arrestuar i dyshuari, i cili dyshohet se përmes rrjeteve sociale kishte kanosur ministrin.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar.

“Prishtinë 09.11.2025 – 16:56. Në lidhje me rastin, më 07.07.2026 është arrestuar i dyshuari, pasi i njëjti përmes rrjeteve sociale kishte kanosur Ministrin e Punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje” thuhet në raport./Arbresh.info

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull