Shtrenjtohen çmimet e derivateve të naftës

1 Min. Leximi

Nga mesnata, nafta do të shtrenjtohet me 2,5 denarë për litër, ndërsa benzina do të shtrenjtohet me 1 denar për litër, njoftoi Komisioni Rregullator për Energjetikë. Çmimi me pakicë i vajit ekstra të lehtë për amvisëri (EL-1) rritet me 2,00 denarë për litër. Çmimi me pakicë i Mazutit M-1 NS ulet me 0,265 denarë për kilogram.
Duke filluar nga 7 korriku 2026, ora 00:01, çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:
Benzinë – EUROSUPER BS-95: 85,50 denarë/litër
Benzinë – EUROSUPER BS-98: 87,50 denarë/litër
Naftë – EURODIZEL BS (D-E V): 82,50 denarë/litër
Vaj për ngrohje – Ekstra i lehtë 1 (EL-1): 81,50 denarë/litër
Mazut M-1 NS: 41,230 denarë/kilogram

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull