Anketa për zgjedhjet e ardhshme: Koalicioni VLEN dhe VMRO siguron 67 deputetë, BDI drejt edhe katër viteve në opozitë

1 Min. Leximi

Aktivisti i sektorit civil, Zekerija Alimi, duke iu referuar anketës së fundit për partitë politike në Maqedoninë e Veriut, e cila mat disponimin e qytetarëve për pyetjen “Cila parti politike do t’i fitojë zgjedhjet e ardhshme parlamentare?”, ka publikuar rezultatet që, sipas tij, tregojnë qartë drejtimin e opinionit publik.

Sipas rezultateve të publikuara:

VMRO – 49,7%
VLEN – 11,4%

Sipas këtyre përqindjeve, koalicioni VMRO–VLEN do të siguronte gjithsej 67 deputetë në Kuvend.

Alimi vlerëson se këto rezultate janë një sinjal i qartë se BDI përballet me një mbështetje në rënie dhe, sipas tij, e pret edhe një mandat katërvjeçar në opozitë.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull