Gazetari dhe publicisti Suat Saqipi ka komentuar rikonstruimin e Qeverisë dhe emrat e rinj të propozuar nga VLEN, duke vlerësuar se Agon Ferati dhe Jeton Shasivari pritet të jenë ndër figurat më pozitive të kabinetit të ri qeveritar.
“Mbaj bindjen se VLEN, me rikonstruimin e qeverisë, u çlirua nga ministrat e përkëdhelur të VMRO-së.
Dy emrat e rinj, Agon Ferati dhe Jeton Shasivari, besoj se do të jenë befasia më e këndshme e këtij kabineti qeveritar.
Të dy kanë taban kombëtar dhe njihen si intelektualë e profesionistë të spikatur ndër vite. Njëri ka qenë në krah të Harun Aliut, ndërsa tjetri në krah të Arbër Xhaferit.
Uroj që t’ia dalin me sukses sfidave që kemi përpara si komb!”, ka shkruar Saqipi.

