Kasami: Populli amerikan dhe populli ynë vazhdojnë të kultivojnë miqësinë

1 Min. Leximi

Bashkëkryetari i VLEN-it, Bilall Kasami, ka marrë pjesë në pritjen zyrtare të organizuar nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vend, me rastin e 250-vjetorit të pavarësisë së shtetit amerikan. Ai theksoi se miqësia mes dy popujve vazhdon të kultivohet dhe të zhvillohet mbi vlerat e përbashkëta.

“I nderuar të marr pjesë në pritjen zyrtare të Ambasadës së SHBA-së në vendin tonë, me rastin e 250-vjetorit të pavarësisë së shtetit amerikan.

Miqësia shekullore e popullit amerikan me popullin dhe shtetin tonë vazhdon të kultivohet dhe zhvillohet, gjithmonë pranë njëri-tjetrit.

Ndajmë vizion të përbashkët për të ardhmen e rajonit, për vlerat dhe liritë mbi të cilat ndërtohet shoqëria jonë.

Urime 4 Korrikun, Amerikë!”, ka shkruar Kasami.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull