LSDM: Mickoski por krijon një satelit të ri për të thyer votat e opozitës

1 Min. Leximi

LSDM-ja opozitare, në një deklaratë të sotme, akuzoi kryeministrin Hristijan Mickoski se po punon për formimin e një subjekti të ri politik, të cilin e quajti “ZNAM 2.0”, me qëllim që, siç thotë partia, të ndikojë në shpërndarjen e votave të opozitës në zgjedhjet e ardhshme.

“Hristijan Mickoski tashmë po punon për krijimin e një instrumenti të ri, një sateliti të ri – ZNAM 2.0, i cili duhet të shërbejë për të thyer votat e opozitës në zgjedhjet e ardhshme”, deklaron LSDM.

Nga LSDM thonë se qeveria po përballet me një rënie të mbështetjes dhe se, sipas tyre, mungojnë rezultate konkrete në punën e Qeverisë.

LSDM vlerëson se formimi i, siç e quajnë ata, “ZNAM 2.0” është një përpjekje për manipulim politik, duke shtuar se qytetarët tashmë i njohin strategji të tilla, siç thonë ata, politike dhe nuk do të lejojnë veten të mashtrohen.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull