Izet Mexhiti, porosi Ali Ahmetit: Lëri manipulimet, eja ta përurojmë rrugën “Lëvizja Popullore e Kosovës” në Çair

1 Min. Leximi
Screenshot

Bashkëkryetari i VLEN-it dhe kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, i ka dërguar një mesazh kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti, duke e ftuar të marrë pjesë në përurimin e rrugës me emrin “Lëvizja Popullore e Kosovës (LPK)” në Çair.

Në një video të publikuar gjatë vendosjes së tabelës së rrugës, Mexhiti theksoi se në Komunën e Çairit mbi 70 rrugë mbajnë emra të historisë shqiptare, ndërsa njëra prej tyre është edhe rruga “Lëvizja Popullore e Kosovës”.

Ai nënvizoi se këto emërtime janë miratuar duke ndjekur të gjitha procedurat ligjore dhe tashmë figurojnë në dokumentet zyrtare të qytetarëve.

“Lëri manipulimet me emrat e rrugëve dhe eja ta përurojmë së bashku rrugën me emrin e Lëvizjes Popullore të Kosovës në Çair”, ishte porosia e Mexhitit drejtuar Ahmetit.

Sipas tij, emërtimet e rrugëve që mbajnë emra të historisë shqiptare janë rezultat i një procesi të rregullt ligjor dhe përfaqësojnë një pjesë të rëndësishme të identitetit kombëtar.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull