Amerika sulmon sërish Iranin

2 Min. Leximi

Shtetet e Bashkuara kanë nisur sulme ndaj Iranit, pavarësisht një armëpushimi të nënshkruar ditë më parë. Komanda Qendrore e SHBA-së (CENTCOM) njoftoi se SHBA-të kishin kryer sulme ajrore “të forta” ndaj objekteve iraniane të magazinimit të raketave dhe dronëve.

Një deklaratë nga CENTCOM tha se “agresioni i pajustifikuar nga forcat iraniane kundër anijeve tregtare shkeli qartë armëpushimin”.

“Sjellja e rrezikshme e Iranit ka minuar lirinë e lundrimit, ndërsa tregtia rrjedh gjithnjë e më shumë përmes një korridori jetësor ndërkombëtar tregtar”,tha deklarata.

 

Më herët, Presidenti Trump njoftoi në Truth Social se Irani kishte shkelur armëpushimin “në një mënyrë të pamend”.

Trump tha se Irani qëlloi katër dronë drejt anijeve në Ngushticën e Hormuzit dhe se njëri prej dronëve goditi kuvertën e sipërme të një “anije të madhe dhe shumë të shtrenjtë mallrash”,e cila pavarësisht dëmit vazhdoi rrugën e saj. Ai tha gjithashtu se ushtria amerikane iu përgjigj menjëherë sulmit.

Mediat iraniane raportuan një shpërthim në një skelë në qytetin Sirik, i vendosur në bregdetin e Iranit jugor pranë Ngushticës së Hormuzit. Lajmi vjen pasi Pentagoni njoftoi se kreu sulme kundër Iranit në hakmarrje për një sulm me dron iranian ndaj një anijeje tregtare me flamur të Singaporit në një pjesë të ngushticës pranë Omanit, shkruan Guardian.

Duke cituar një burim ushtarak, mediat iraniane raportuan gjithashtu se më herët gjatë ditës, u qëlluan të shtëna paralajmëruese ndaj “anijeve që shkelin rregullat” në Ngushticën e Hormuzit. /tesheshi.com/

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull