Tërmete të fuqishme godasin Venezuelën, të paktën 32 të vdekur

2 Min. Leximi

Të paktën 32 persona kanë humbur jetën nga tërmetet e fuqishme që goditën njëra pas tjetrës Venezuelën, ndërsa rreth 700 të tjerë janë plagosur, tha presidentja në detyrë e vendit, Delcy Rodriguez, transmeton Anadolu.

Këto janë shifrat e para zyrtare që ajo ka bërë publike për numrin e viktimave.

Sizmologët konfirmuan se fillimisht ndodhi një tërmet paraprak me magnitudë 7,2 ballë pranë komunës San Felipe, kryeqyteti i shtetit Yaracuy. Vetëm 40 sekonda më vonë, pasoi një tërmet edhe më i fortë me magnitudë 7,5 ballë në juglindje të Yumares.

Tërmeti kryesor konsiderohet më i fuqishmi i regjistruar ndonjëherë në Venezuelë dhe më i forti në më shumë se 125 vjet.

Sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së (USGS), lëkundja sizmike ndodhi në një thellësi rreth 10 kilometra, me epiqendrën pranë komunitetit bregdetar Moron. Dridhjet e forta goditën rëndë edhe kryeqytetin Karakas, duke shkaktuar shembjen e disa ndërtesave.

USGS-ja fillimisht vlerësoi se numri i viktimave mund të arrijë nga 10 mijë deri në 100 mijë persona.

Me qëllim kryesor shpëtimin e jetëve, autoritetet po përqendrohen në nxjerrjen e personave të bllokuar nën ndërtesa dhe banesa të shembura, tha Rodriguez, sipas televizionit lokal teleSUR.

Sipas të dhënave më të fundit teknike të USGS-së, veriu i Venezuelës u godit nga një sekuencë e jashtëzakonshme e dy tërmeteve të fuqishme të njëpasnjëshme.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull