Kartoni blu në futboll, FIFA kërkon eksperimentim në nivelet e ulëta

1 Min. Leximi

Pas lajmit të britanikes “Telegraph” për aplikimin e kartonit blu që le jashtë loje një futbollist për 10 minuta për protesta të tepruara apo faulle taktike erdhi reagimi i FIFA-s.

Sipas organizmit më të lartë të këtij sporti në botë një rregull i tillë do të provohet duke eksperimentuar më herët në nivele të ulëta të futbollit.

- Advertisement -

Me anë të një deklarate FIFA sqaroi se nuk mund të ketë përdorim të menjëhershëm në ligat e para apo tek të rriturit.

Këtë qëndrim qeveria e futbollit botëror do ta mbajë edhe në mbledhjen e radhës të Bordit Ndërkombëtar të Shoqatave të Futbollit më 2 Mars.

Kjo masë synon që të ketë një lojë sa më të pastër dhe fair play, duke ulur ndërhyrjet e panevojshme.

Vitet e fundit futbolli ka ndryshuar shumë, si me rregullat dhe përfshirjen e teknologjisë për shmangien e golave fantazmë apo përdorimin e sistemit VAR.

- Advertisement -

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull