Hamza Alili shpallet “Nxënësi më i dalluar i gjeneratës 2022–2026” në SH.M.Q.SH. “Saraj”

1 Min. Leximi

Hamza Alili është shpallur “Nxënësi më i dalluar i gjeneratës 2022–2026”, duke e cilësuar këtë si një nga momentet më të veçanta të jetës së tij dhe një arritje që do ta kujtojë gjithmonë.

Në mesazhin e tij të mirënjohjes, Alili falënderoi fillimisht All-llahun Fuqiplotë për sukseset e arritura, ndërsa shprehu falënderim të veçantë për drejtorin e shkollës, Bedri Gjureci, për përkushtimin dhe mbështetjen gjatë katër viteve të shkollimit.

Ai gjithashtu u shpreh mirënjohës ndaj të gjithë profesorëve të SH.M.Q.SH. “Saraj”, duke vlerësuar profesionalizmin, durimin dhe përkushtimin e tyre në edukimin e nxënësve, si dhe falënderoi familjen dhe shoqërinë për mbështetjen e vazhdueshme.

Sipas Hamza Alilit, ky vlerësim është rezultat i punës, përkushtimit dhe këmbënguljes gjatë katër viteve të arsimit të mesëm.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull