Ahmeti nga Çairi: Uniteti dhe bashkëpunimi janë çelësi i suksesit

1 Min. Leximi

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, mori pjesë në Kuvendin Zgjedhor të Degës së Çairit, ku theksoi rëndësinë e unitetit, respektit dhe bashkëpunimit brenda organizatës politike.

Ahmeti vlerësoi kontributin e Komitetit të Veteranëve, si dhe angazhimin e nëndegëve dhe këshillave vendorë në komunikimin me qytetarët.

Ai u shpreh se forcimi i kauzës politike dhe ruajtja e unitetit kombëtar mund të arrihen përmes angazhimit të përbashkët dhe respektit të ndërsjellë.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull