Azizi porosi BDI-së: Shqiptarët nuk shantazhohen më me pushkë

1 Min. Leximi

Deputeti i VLEN-it, Adnan Azizi, ka porositur BDI-në se, siç ka thënë ai në një reagim në Facebook, shqiptarët nuk mund të shantazhohen më me kërcënime dhe thirrje që lidhen me konfliktet e së kaluarës.

“Nuk mund t’i shantazhosh më shqiptarët me pushkë. Askush nuk ta ka borxh gjakun e fëmijëve që ti të bësh një Soravi tjetër”, ka deklaruar Azizi.

Ai ka theksuar se rruga drejt pushtetit duhet të kalojë përmes reformimit dhe fitimit të besimit të qytetarëve, e jo përmes instrumentalizimit të sakrificave të së kaluarës.

“Opozita është për burra! Reformohuni, fitoni besimin e popullit dhe bujrum, merrni pushtetin”, është shprehur deputeti i VLEN-it.

Në reagimin e tij, Azizi ka kritikuar ashpër edhe liderin e BDI-së, duke thënë se shqiptarët nuk duhet të paguajnë më çmimin e ambicieve politike apo ekonomike të askujt.

“Por jo më me gjakun e rinisë. Shqiptarët nuk kanë më evlad për t’i sakrifikuar për bizneset e Ali Ahmetit”, ka përfunduar Azizi.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull