Gjykata e Lartë në SHBA po dëgjon argumentet lidhur me cështjen ligjore të paprecedentë në histori nëse Donald Trump mund të jetë në fletët e votimit për garën e zgjedhjeve presidenciale.
Palët po diskutojnë nëse klauzola është vetë-ekzekutuese apo nevojitet një akt i Kongresit për t’i dhënë fuqi ligjore.
Ish-presidenti po apelon vendimin duke e quajtur atë një akt ndërhyrjeje në zgjedhje që do të ndalojë garën presidenciale të jetë e lirë dhe e drejtë. E gjitha kjo si pasojë e përfshirjes mbi kryengritjet dhe trazirat e Kapitolit më 6 janar 2021, ku për të njëjtat vitin e kaluar gjykata e lartë e Kolorados tha se Trump nuk ishte i përshtatshëm.
Në kushtetutën e SHBA-së, paragrafi 3 i Amendamentit të 14-të i cili u shtua 156 vite më parë, pamundëson këdo që është i përfshirë në kryengritje ose rebelim të përshtatshëm për të kandiduar. E që sipas kësaj Trump mbetët I pakualifikueshëm. Vendimi nga nëntë gjyqtarët kryesorë të SHBA-së i cili pritet të dalë do të zbatohet në mbarë vendin, pasi dhjetëra padi u ngritën në shumë shtete të tjera që gjithashtu kërkonin ta skualifikonin atë. Mirëpo, shefi i drejtësisë John Roberts po merr në pyetje Jason Murray i cili po flet në anën e vendimit të Kolorados se si të interpretohet Amendamenti i 14-të.
E vetë Trump si dhe prokurorët e përgjithshëm nga më shumë se gjysma e shteteve argumentojnë se heqja e tij nga votimi do të shkaktonte “kaos” në të gjithë Amerikën. Amendamenti i 14-të u ratifikua pas Luftës Civile Amerikane dhe paragrafi i 3-te u përfshi për të ndaluar secesionistët të merrnin ndonjë rol qeveritar.
Gjykata e Lartë e Kolorados ishte hera e parë që paragrafi i 3-te është përdorur për të skualifikuar një kandidat presidencial e gjykata më e lartë në SHBA dhe do të vendosë nëse vendimi i Kolorados qëndron.