Para takimit me Koshtën, Murtezani: Në fokus plani i rritjes dhe agjenda reformuese e vendit

1 Min. Leximi

Qeveria është në rrugën e drejtë dhe po vepron drejt në rrugën eurointegruese, duke i përçuar sinjale BE-së se çfarë na takon ne po e përmbushim si detyrim. Kështu u shpreh Orhan Murtezani, këshilltar i kryeministrit për Agjendën reformuese, disa orë përpara takimit me presidentin e KE Antonio Koshta.

Murtezani tha se në tavolinë me Koshtën do të flasin për planin e ritjes, agjendën reformuese dhe kontributin e vendit që e bën në rrugën eurointegruese.

“Gjithsesi e gjithe agjenda reformuese nuk do të mund të implementohet teorikisht në tërësi, agjenda nuk zbatohet tërësisht as në shtetet e rajonin të cilat janë frontrunner në zgjerim dhe kanë hapur negociatat me BE-në, kjo nuk mund të ndodh as te ne, megjithatë përqindja e implementimit do të jetë në nivel të duhur dhe të kënaqshëm”, tha Orhan Murtezani – Këshilltar i Posaçëm i kryeministrit.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull