BFI: Ndërron jetë në Mekë, pas kryerjes së haxhit haxhiu Adnan Arifi nga Piroku

1 Min. Leximi

Bashkësia Fetare Islame ka njoftuar me pikëllim për ndarjen nga jeta të haxhiut Adnan Arifi nga fshati Pirok, i lindur në vitin 1967, i cili ka ndërruar jetë papritur pas kryerjes së obligimit të shenjtë të haxhit, raporton gjurme.info.

Sipas njoftimit, pas dakordimit me familjarët, i ndjeri është varrosur në varrezat e Mekës, në tokën e bekuar islame ku çdo vit mblidhen miliona besimtarë nga e gjithë bota për kryerjen e haxhit.

Në mesazhin e ngushëllimit, Bashkësia Fetare Islame lut Allahun e Madhëruar që ta mëshirojë të ndjerin, t’ia pranojë haxhin dhe ta bëjë prej banorëve të Xhenetit.

“Familjes, të afërmve dhe gjithë besimtarëve u shprehim ngushëllimet më të sinqerta, duke lutur Allahun t’u dhurojë durim dhe forcë në këto çaste të rënda”, thuhet në njoftim.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull