Sali: Studenti nga Shqipëria na quajti “maqedonsit”- ai nuk e di pse ka ardhur të protestojë

2 Min. Leximi

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri për Çështje Evropiane, Bekim Sali në emisionin “Click plus” në TV21 duke drejtuar kritika për studentët nga Tirana dhe Prishtina të cilët morën pjesë në protestën e fundit në Shkup, tha se në fakt ata nuk e dinin pse kanë ardhur për të protestuar.

Madje sipas tij një studentët nga Shqipëria na quajti “maqedonsit”- në vend të emërtimit shqiptarët nga Maqedonia e Veriut. Sipas zëvendëskryeministrit Sali, madje as që u rrezikua gjuha shqipe në këto dy vite.

“Nuk ka asnjë dallim dhe sot studentët protestojnë në Tiranë dhe Prishtinë, krejt është në rregull, entuziazmi apo solidarizimi me studentët shqiptarë këtu, por nëse i pyesni pse kanë ardhur të protestojnë ato nuk e dinë as vetë”, tha ai.

“Studenti shqiptar i cili ka ardhur të protestojë këtu na quan ‘maqedonsit”. Nuk e din pse ka ardhur të protestojë. Ai duhet të na emërtojë shqiptarët e Maqedonisë së Veriut. Terminologjia me të cilin shprehet për shqiptarët e Maqedonisë është i gabuar. Dhe nuk mund t’i përkrahin ‘maqedonsit’, ai ka ardhur t’i përkrah shqiptarët studentë në Maqedoninë e Veriut dhe nëse kështu trajtohemi i bie se ka më tepër propagandë se sa protestë reale e nevojshme për politikën këtu. Ne kemi marrë përgjegjësi politike, ne përgjigjemi”, ka thënë Sali.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull