Azizi: Ata që promovuan “Open Balkan”-in sot paraqiten si patriotë në opozitë

1 Min. Leximi

Deputeti i VLEN-it, Adnan Azizi, ka reaguar me kritika ndaj kundërshtarëve politikë, duke i akuzuar për ndryshim të retorikës politike pas kalimit në opozitë.

Në një postim të publikuar në rrjetet sociale, Azizi deklaroi se ata që më herët mbështetën nismën rajonale “Open Balkan” dhe, sipas tij, hapën rrugë për ndikimet që vinin nga Beogradi, sot përpiqen të paraqiten si mbrojtës të interesave kombëtare.

“Ata që dje ia hapën dyert e dritaret erërave të Beogradit e OPEN BALKAN-it, sot në opozitë veshin petkun e patriotit si aktorë që ndryshojnë rolet, por jo skenarin”, ka shkruar Azizi.

Deputeti i VLEN-it vlerësoi se qytetarët janë të vetëdijshëm për qëndrimet dhe veprimet politike të së kaluarës, duke lënë të kuptohet se, sipas tij, ndryshimi i diskursit politik nuk mund të fshijë vendimet e marra gjatë kohës së ushtrimit të pushtetit.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull