Latif Mustafa i ashpër me studentët: Protestoni ata që për dekada nuk arritën ta rregullojnë çështjen e gjuhës shqipe

1 Min. Leximi

Opinionisti Latif Mustafa ka reaguar lidhur me protestën studentore të paralajmëruar sot në Shkup për përdorimin e gjuhës shqipe, duke drejtuar kritika të ashpra ndaj kastës politike shqiptare që, sipas tij, për dekada me radhë ka dështuar të zgjidhë problemet bazike të shqiptarëve.

Përmes një statusi publik, Mustafa u bëri thirrje studentëve që të mos lejojnë manipulimin e protestës dhe të reagojnë ndaj atyre që, siç shkruan ai, “edhe pas 4 dekadave nuk arritën ta rregullojnë një send shumë bazik si gjuha”.

Ai akuzon politikën e deritanishme shqiptare për instrumentalizim të çështjeve kombëtare, fetare dhe historike, ndërsa shton se qytetarëve u është lënë vetëm “hipokrizia dhe debillizimi”.

“Refuzoni çdo mbështetje nga kasta aktuale. Në të kundërtën, kot protestoni dhe prireni të jeni të manipuluar”, shkruan Mustafa, duke theksuar se protestat duhet të jenë të pavarura dhe me qëllim të qartë.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull