Nënkryetari i PDK-së, Uran Ismaili, ka vizituar sot në shtëpi kryetarin e Skenderajt, Sami Lushtaku. Kështu ka bërë të ditur Ismaili përmes një postimi në Facebook.
Ai ka thënë se është i lumtur që organizimi qytetar dhe bashkëpunimi me institucionet e pamundësuan skenarin e Albin Kurtit për dhunë në Skenderaj, pasi u dërguan forca të shumta policore, shkruan Reporteri.net.
Ismaili tutje shkruan se Lushtaku i cili ka qenë bashkëluftëtar i Adem Jasharit, nuk mund të fyhet e njolloset me etiketime “Serbia”, të cilën e ka luftuar vet.
Postimi i tij:
Së bashku me Arizonën, e kaluam mëngjesin në shtëpinë e mikut tonë, Sami Lushtaku, në Skënderaj.
Ngjarjet e ditëve të fundit patën në cak qytetin e Skenderajit, duke dërguar forca të shumta policore. Jam i lumtur që organizimi qytetar dhe bashkëpunimi me institucionet e pamundësuan skenarin e Albin Kurtit për dhunë.
Një bashkëluftëtar i Adem Jasharit, Ilaz Kodrës, Hashim Thaçit e Kadri Veselit nuk mund të fyhet e njolloset me etiketimin “Serbia” – të cilën e ka luftuar me tërë qenien e vet.
UÇK është vlerë universale e popullit tonë dhe si e tillë duhet të respektohet nga të gjithë.

