Ja kush janë anëtarët dhe kompetencat e Kryesisë qendrore të VLEN-it!

2 Min. Leximi

Në Kongresin e 9 majit partitë e VLEN-it u bashkuan zyrtarisht në një subjekt të vetëm politik.

850 delegatë miratuan Statutin dhe programin politik të VLEN-it. Delegatët zgjodhën udhëheqësinë dhe organet drejtuese. Izet Mexhiti dhe Bilall Kasami u zgjodhën bashkëkryetarë të partisë, Bekim Sali Sekretar i Përgjithshëm, ndërsa Mimoza Musa dhe Bekim Qoku nënkryetarë.

Statuti i VLEN-it si një subjekt politik ka sjellë risi të shumta, e në mesin e tyre është edhe pjesa e Statutit që ka të bëjë me kryesinë partiake, shkruan Lideri.mk.

Sipas Statutit, Kryesia Qendrore është Organ Këshillues. Ai nuk ka përbërje të përhershme dhe fikse në periudhën mes dy kongreseve, por mund të ndryshon.

“Anëtarë të Kryesisë Qendrore, përveç dy kryetarëve, nënkryetarëve dhe Sekretarit të përgjithshëm janë deputetët, kryetarët e komunave, ministrat, zëvendës ministrat dhe pesë sekretarë të sekretariateve të partisë. Nëse një anëtar humbë ndonjë nga postet e lartpërmendura, atëherë ndërpritet edhe anëtarësia e tij në Kryesinë Qendrore dhe anasjelltas”, njoftojnë nga VLEN për portalin Lideri.mk.

Nga VLEN kanë thënë se ky është një përfaqësim i cili do të jetë më ndryshe dhe në shërbim të qytetarëve dhe për të ndërruar perceptimin për politikën. “Politika është që t’ju shërbej qytetarëve dhe jo të zhvat shtetin dhe të rëndojë jetën e tyre”, theksoi Bilall Kasami – Kryetar i VLEN-it.

VLEN poashtu kanë theksuar se bashkimi i tyre është një hap i jashtëzakonshëm sepse janë mësuar që qytetarët të dëgjojnë për përçarje, për fraksionime, për trazira, pra po ndodh e kundërta kongres i bashkimit. Ose siç theksoi Izet Mezhiti: “Me vetë faktin që në këtë kongres ishin dy kryeministra pra kryeministri i vendit dhe kryeministri i Kosovës tregon që VLEN-i dhe shqiptarët e Maqedonisë janë një urë e rëndësishme mes këtyre dy shteteve dhe e vleruan këtë ngjarje të rëndësishme të bashkimit të shqiptarëve dhe faktorizimit të shqiptarëve në kuadër të subjektit politik VLEN”.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull