Azizi: Pas kazinove qytetarët do t’i mbrojmë edhe nga kreditë e shpejta

1 Min. Leximi

Zëdhënësja e Qeverisë, Venera Latifi Azizi në një deklaratë për “Newsmax Bakans” ka thënë se pas kazinove, hapi i radhës i qeverisë do të jetë mbrojtja e qytetarëve nga kreditë e shpejta.

“Është bërë shprehi, ku ka kazino në afërsi të ketë edhe dyqane për kredi të shpejta, njerëzit me këtë po futen në një rreth vicioz, hynë në kazino pastaj hynë në borxhe ku japin kredi të shpejta, marrin kredi, ju rriten kamatat dhe në fund, një numër i madh i njerëzve ikin jashtë, sepse janë të futur në borxhe. Ne punojmë në atë që të gjejmë zgjidhje dhe ky është hapi jonë i radhës”, ka thënë Azizi.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull