Kandidatja e Lidhjes Demokratike të Kosovës për presidente, Vjosa Osmani ka thënë se në dhjetor dhe janar ka pasur përkrahjen e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti për një mandat të dytë.
Megjithatë, ajo ka shtuar se në shkurt ndryshoi dhe u bë e qartë se nuk e ka përkrahjen e tij dhe të Lëvizjes Vetëvendosjes.
“Në dhjetor ka treguar përkrahje të plotë që ta vazhdoj këtë mandat, nuk e dinim se si do t’i kemi rezultatet, por ka ekzistuar një vullnet i plotë që u përsërit edhe në janar, por ka ndryshuar në shkurt ku u bë e qartë se nuk e kam përkrahjen e VV-së dhe të tij për një mandat të dytë, por pa argument apo kritikë substanciale, përveç se dëshiron që të përkrahë një president që nuk merret me politikë të jashtme dhe gjëra të tjera”, ka thënë ajo në Klan Kosova.
“Ky besim nuk ka qenë supozim, ka qenë i bazuar në faktë, në dakordime, ka qenë i bazuar në biseda në plane, në një synim për ta çuar Kosovën për para, në një synim që ta mbrojmë Republikën tonë dhe ta ndërtojmë një balancë institucional.
“Prandaj, përkundër faktit që në vitin e fundit nuk është se në fillim e kemi menduar çështjen e mandatit të dytë, sepse na u hap një dritare re jashtëzakonshme e raporteve me ShBA-në që i ka munguar Kosovës që nga vitit 2008”, tha Osman

