Zv/kryeministri i parë Bekim Sali ka njoftuar se ka marrë pjesë në panel diskutimin “Konsolidimi institucional dhe legjislacioni i arsimit të lartë” në Universitetin Nënë Tereza në Shkup.
“Pengesat juridike me të cilat është përballur Universiteti Nënë Tereza tashmë janë tejkaluar, përfshirë edhe sfidat që lidhen me Statutin e Universitetit, duke hapur rrugë për zhvillim të mëtejshëm institucional, ngritje të cilësisë në arsim dhe forcim të rolit të universitetit në shoqëri.
Angazhimi ynë si Qeveri mbetet i palëkundur për të mbështetur arsimin e lartë dhe zhvillimin e infrastrukturës arsimore e shkencore, për të krijuar kushte më të mira për studentët dhe stafin akademik, si dhe për të ndërtuar institucione të forta që kontribuojnë në zhvillimin e vendit dhe në perspektivën e të rinjve tanë”, ka deklaruar Sali.
Zv/kryeministri i parë Bekim Sali nga panel diskutimi në UNT: Investimi në arsim është investim për të ardhmen e të rinjve

Ndani këtë artikull
