Mexhiti: Bujar Osmani harron Kongreset e BDI-së ku nuk pati himn kombëtar

1 Min. Leximi

Bashkëkryetari i VLEN-it, Izet Mexhiti në emisionin ZOOM në TVM2 ka drejtuar akuza ndaj nënkryetarit të BDI-së Bujar Osmani, i cili kritikoi për mosintonimin e himnit kombëtar në Kongresin e VLEN-it.

Sipas Mexhitit, qytetarët nuk ia kanë harruar të bëmat z. Osmani, derisa ishte ministër kur doli kundër balancuesit.

“Unë një kohë të gjatë kam qenë në BDI dhe ndoshta unë i kam fajet që traditën e BDI-së e kam bërë edhe te VLEN. Ka harruar Bujar Osmani që edhe në Kongresin e fundit, të parafundit nuk ka pasur himn kombëtar në Kongresin e BDI-së. Ai mendon se qytetarët kanë harruar, sepse është e njëjta situatë, z. Osmani jep mendim negativ në qeveri si ministër kundër balancuesit dhe pa turp del dhe thotë se këta e kanë shfuqizuar balancuesin. Pra harron se 9 gjykatësit në Kushtetuese janë zgjedhur nga ai dhe LSDM”, ka thënë Mexhiti.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull