Zv/kryeministri i parë Bekim Sali: Integrimi evropian duhet të ndihet në jetën e përditshme të qytetarëve

1 Min. Leximi

Zv/kryeministri i parë, Bekim Sali, ka deklaruar se integrimi evropian duhet të jetë i dukshëm dhe i prekshëm për qytetarët përmes shërbimeve konkrete në nivel lokal.

Sali bëri të ditur se gjatë diskutimeve të fundit është folur për mënyrën se si prioritetet evropiane po përkthehen në shërbime digjitale për komunat, duke përfshirë lejet elektronike, planifikimin urban digjital dhe procedurat e thjeshtuara administrative.
Sipas tij, përmes programeve IPA dhe Agjendës së Reformave po ndërtohen zgjidhje që do të sjellin shërbime më të shpejta, kosto më të ulëta dhe më shumë transparencë për qytetarët dhe bizneset.

“Integrimi evropian duhet të jetë i dukshëm në jetën e përditshme të qytetarëve. Sot diskutuam se si prioritetet evropiane i përkthejmë në shërbime konkrete digjitale për komunat – nga lejet elektronike dhe planifikimi urban digjital, deri te procedurat e thjeshtuara administrative”, ka shkruar Sali.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull