Nga mesnata, dizeli do të shitet me çmim më të ulët për 4 denarë për litër, ndërsa benzina EUROSUPER BS-95 do të mbajë të njëjtin çmim.
Sipas vendimit të ri për çmimet me pakicë të karburanteve, EURODIZEL do të kushtojë 89,50 denarë për litër, që paraqet një ulje prej 4 denarësh në krahasim me çmimin e deritanishëm.
Çmimi i EUROSUPER BS-95 nuk ndryshon dhe mbetet 85 denarë për litër, ndërsa EUROSUPER BS-98 liron për 0,50 denarë dhe do të shitet për 86,50 denarë për litër.
Ulen çmimet e derivateve të naftës

Ndani këtë artikull
