Çështja e provimit të jurisprudencës në shqip, Mickoski: Po punohet, kur ta gjejmë zgjidhjen do të njoftojmë

1 Min. Leximi
Screenshot

Kryeministri Hristijan Mickoski nuk tregoi përbërjen e Komisionit që u paralajmërua se do të gjejë zgjidhje ligjore, që provimi i jurisprudencës të jepet edhe në gjuhën shqipe, përcjell TV21. Mickoski tha se po punohet për këtë çështje dhe theksoi se kur të gjendet zgjidhja, do të bëhen të ditur edhe emrat e ekspertëve që janë pjesë e Komisionit.

“Punohet, kur të kemi më tepër për opinionin, do të japim informacione. Kur të vijmë te zgjidhja, do të njoftojmë edhe emrat, edhe kuptohet edhe zgjidhjen”, tha Mikcoski.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull