Ushtria e Maqedonisë së Veriut ofron punësim për 300 ushtarë të rinjë profesionistë

1 Min. Leximi

Ministria e Mbrojtjes sot ka bërë shpallje publike për rekrutimin e 300 ushtarëve të rinjë në ushtrinë e vendit.

“Sot publikuam Shpalljen e re Publike për pranimin e 300 ushtarëve profesionistë në Ushtrinë Maqedonase. U bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve të rinjë që duan një sfidë, disiplinë dhe një ndjenjë përkatësie të shfrytëzojnë këtë mundësi dhe të bëhen pjesë e Ushtrisë,” thuhet në shpalljen e ministrisë.

Të interesuarit i kanë 15 ditë afat për të kandiduar që nga sot.

Sipas shpallesë, kandidatët që do të pranohen do të kenë kontratë për punësim në kohëzgjatje prej 4  (katër) vjetëve, me mundësi për vazhdimin e saj për disa herë, në më shumë deri më 45 vite moshë.

Kandidatët duhet të jenë më të rinjë se 25 vjeç e të pranuarit do të kenë pagë mujore mbi 30.552 denarë, me shtesë prej mbi 13.000,00 denarësh kompensim shpenzimesh për sigurim të banimit.

Ne vegëzën e mëposhtme ministria sqaron edhe të gjitha para-kushtet arsimore dhe fizike që të duhet të plotësojnë të interesuarit për këto 300 vende punësimi në ushtrinë e vendit:

Konkurs publik për pranimin e 300 (treqindushtarëve profesional

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull