Kryetari i komunës së Strugës Mendi Qyra, në një intervistë për Alsat, ka deklaruar se shumica e popullsisë në Strugë janë shqiptarë dhe se këtë e tregojnë statistikat.
Deklarata e tij vjen, disa orë pasi kryeministri Mickoski, tha se maqedonasit janë shumicë në Strugë.
“Nëse nisim të flasim për statistikat që janë zyrtare, dihet se në komunën e Strugës jetojnë etni të ndryshme. Shumica janë shqiptarë, pastaj vijnë maqedonasit dhe të tjerët. Sa e dëgjova kalimthi deklaratën e kryeministrit, kishte të bëjë me disa komuna, të përfshira në paketë, jo vetëm për Strugën. Megjithatë, dihet se statistikat e Strugës dhe unë nuk dua t’i komentoj ato sepse ato janë zyrtare”, tha Qyra në një intervistë për Alsat.

