Zëvendëskryeministri i parë, Bekim Sali, ka zhvilluar sot një takim me ambasadoren e Sllovakisë në vend, Iveta Hricová, ku në fokus ishte forcimi i bashkëpunimit mes dy vendeve dhe përkrahja për proceset reformuese.
Sipas njoftimit të tij, gjatë takimit u diskutua për avancimin e bashkëpunimit në kuadër të Agjendës së Reformave dhe për përdorimin sa më efikas të fondeve të Bashkimit Evropian, duke theksuar rëndësinë e përvojës së Sllovakisë në këtë drejtim.
“Sot realizova takim me ambasadoren e Sllovakisë, Iveta Hricová. Diskutuam për forcimin e bashkëpunimit, veçanërisht në kuadër të Agjendës së Reformave dhe përdorimit efikas të fondeve të BE-së. Përvoja e Sllovakisë është shumë e vlefshme për ne – veçanërisht në menaxhimin e fondeve dhe forcimin e kapaciteteve administrative”, ka shkruar Sali.
Ai theksoi se qëllimi kryesor mbetet arritja e rezultateve konkrete për qytetarët dhe avancimi i proceseve integruese evropiane.

