Forcimi i partisë, Ahmeti mbledh kryetarët e degëve të BDI-së

1 Min. Leximi

Kryetari i Bashkimi Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka zhvilluar sot një takim me kryetarët e emëruar të degëve të partisë, ku në fokus kanë qenë zhvillimet aktuale politike në vend dhe forcimi i strukturave organizative të subjektit, përcjell gazeta KOHA.

Sipas njoftimit të BDI-së, në këtë takim është diskutuar për konsolidimin dhe strukturimin e mëtejshëm të degëve në të gjitha nivelet, me qëllim rritjen e efikasitetit të organizimit partiak dhe përmirësimin e përfaqësimit politik.

Nga partia theksojnë se BDI mbetet një subjekt politik me përvojë dhe përgjegjësi të lartë organizative, që sipas tyre, vazhdimisht ka qenë e përkushtuar në adresimin e kërkesave dhe nevojave të qytetarëve.

“Angazhimi ynë mbetet i pandërprerë për forcimin e strukturave partiake dhe përfaqësimin sa më dinjitoz të interesave të qytetarëve”, thuhet në njoftim.
Më tej, nga BDI vlerësojnë se mbështetja që kanë marrë ndër vite nga qytetarët përbën një përgjegjësi shtesë për të vijuar me përkushtim dhe seriozitet në funksion të zhvillimit të vendit. (koha.mk)

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull