Rreth 8 500 individë dhe biznese në Shqipëri kanë gjeneruar rreth 40 milionë euro të ardhura gjatë vitit 2024 duke dhënë apartamente me qira përmes platformës Airbnb.
Nga këto rezervime, janë paguar rreth 1.7 milionë euro komisione për platformën.
Të dhënat janë bërë publike nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve e cila ka kërkuar që të gjitha këto të ardhura të deklarohen në deklaratën vjetore të të ardhurave personale (DIVA). Pas deklarimit, këto të ardhura tatohen me 15%.
Sipas të dhënave zyrtare, gjatë vitit 2024 janë realizuar mbi 8 400 subjekte që kanë ofruar akomodim përmes Airbnb, me një vlerë totale rezervimesh prej rreth 3.8 miliardë lekësh. Komisionet e platformës kanë qenë rreth 167 milionë lekë.
Administrata Tatimore ka paralajmëruar se disponon të dhëna për këto të ardhura dhe u bën thirrje të gjithë individëve dhe bizneseve që t’i deklarojnë për të shmangur kontrollet dhe gjobat./Marrë nga Monitor

