Komisioni Rregullator për Energjetikë ka dhënë miratimin për çmimet maksimale të derivateve të naftës, duke përfshirë TVSH-në e ulur në 10%, në përputhje me ndryshimet ligjore.
Sipas vendimit të KRRE-së, çmimi i naftës rritet për 3,5 denarë, ndërsa ai i vajit ekstra të lehtë shënon rritje prej 2,5 denarë për litër. Ndërkohë, çmimet e benzinave mbeten të njëjta.
Nga 24 mars 2026, ora 00:01, çmimet maksimale janë:
Eurosuper BS-95: 86,50 den/l (pa ndryshim)
Eurosuper BS-98: 88,50 den/l (pa ndryshim)
Eurodizel: 95,50 den/l (+3,50 den)
Vaj ekstra i lehtë për amvisëri: 92,00 den/l (+2,50 den)
Mazut: 47,610 den/kg (+0,157 den)
KRRE thekson se bëhet fjalë për çmime maksimale dhe tregtarët mund t’i ofrojnë edhe më lirë.
Sipas përllogaritjeve, nëse TVSH do të ishte 18%, çmimet do të ishin dukshëm më të larta: benzina +6,50 den/l, dizeli +10,50 den/l, ndërsa vajrat dhe mazuti do të arrinin deri në 99,00 den/l dhe 51,073 den/kg. Në përgjithësi, çmimet janë rritur mesatarisht për 1,39% krahasuar me 16 marsin, si pasojë e rritjes së çmimeve në tregjet botërore dhe kursit të dollarit.

