Harry Kane kryeson garën për Këpucën e Artë, rivalët mbeten pas në sezonin 2025/26

1 Min. Leximi

Harry Kane po dominon bindshëm garën për Këpuca e Artë për sezonin 2025/26, duke krijuar një diferencë të konsiderueshme ndaj ndjekësin më të afërt, Kylian Mbappé.

Sulmuesi i Bayernit ka shënuar 31 gola në kampionat, duke grumbulluar 62 pikë, shumë përpara Mbappé-së, që ka 23 gola (46 pikë). Erling Haaland i Manchester City mbyll podiumin me 22 gola (44 pikë), ndërsa futbollistë si Igor Thiago (19 gola, 38 pikë), Vedat Muriqi (18 gola, 36 pikë) dhe Deniz Undav (18 gola, 36 pikë) mbeten ende në garë, por dukshëm pas liderit.

Lexo edhe:

Sistemi i Këpucës së Artë përdor një koeficient ku golat e shënuar në pesë ligat më të mëdha europiane vlejnë dyfish, ndërsa ligat si Portugalia, Turqia dhe Holanda përdorin një shumëzues 1.5. Kjo lejon lojtarë si Paul Onuachu (21 gola, 31.5 pikë) dhe Vangelis Pavlidis (21 gola, 31.5 pikë) të jenë në top 10 edhe pse luajnë jashtë ligave më elitare.

Kane duket se është shumë afër fitimit të çmimit prestigjioz këtë sezon, ndërsa rivalët e tij do të duhet të bëjnë përmbysje spektakolare për ta kapur.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull