Sela: Kryetar rrjetesh sociale nuk i duhet ASH-së, të shtunën mbahet Kuvendi Qendror

2 Min. Leximi

Kryetari i Kuvendit të ASH-së, Ziadin Sela, në konferencë për media, tha se ASH frymon gjithandej ku janë shqiptarët dhe se e ka dëshmuar.

“Se kisha menduar se në cilësinë  e themeluesit të kësaj partie me shumë mund dhe sakrificë, timin dhe tuaj, do të vijmë në këtë gjendje. Sot, konstatoj se besimi jonë po keqpërdoret”, tha Sela.

- Advertisement -

Ai tha se dëshiron se po bëhet një lojë shumë e ndry nga kryetar i partisë në emër të gjithë anëtarëve të ASH-së.

“E gjithë kjo me një qëllim të vetëm, që t’i ndajë një bindje edhe të krijojë përçarje. Aktivisti i ASH-së është me ASH-në. Kjo është ASH-ja. Aleanca për Shqiptarët janë aktivitet e saj, janë kryesia e ngushtë të cilët i keni të gjithë sonte prezent. Është kryetari e forumit të gruas, janë deputetët” u shpreh Sela.

Sela tha se të shtunën thirret Kuvendi i partisë në të cilën do të merret në pyetje kryetari i cili sipas tij, ka dy muaj që nuk ka thirr në mbledhje organet e ngushta të partisë.

Sela tha se organi që ka të drejtë të merr në vendim është Kryesia Qendrore dhe më pas i njëjti shkon në Kuvendin Qendror.

- Advertisement -

“Me pabesinë më të madhe dhe për zhgënjim më të madh timin na u paraqit me status në fb. Kryetar rrjetesh sociale nuk i duhet ASH-së. Të shtunën të thirret, dhe e thërras publikisht, pikë e rendit të ditës do të jetë përgjegjësisë për kryetarin e partisë”, u shpreh Sela, raporton SHENJA.

Sela tha se ASH është e bashkuar dhe do të dijë të vendos për fatin e saj.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull