21-vjeçari nga Shtipi “fluturon” me 105 km/h në mes të qytetit, sanksionohet nga policia

1 Min. Leximi

Një ngjarje e rëndë e rregullave të qarkullimit rrugor është regjistruar mbrëmjen e djeshme në bulevardin “Goce Dellçev” në Shtip, ku një i ri ka sfiduar hapur sigurinë publike duke lëvizur me shpejtësi marramendëse në zonë të banuar.

​Sipas njoftimit zyrtar nga Ministria e Punëve të Brendshme, njësia mobile për sigurinë në rrugë, përmes mjetit të specializuar “Përgjues” (Interseptor), ka matur shpejtësinë e një automjeti të tipit “Golf” me targa të Shtipit, i cili po lëvizte me 105 km/h.

​Në këtë segment rrugor, shpejtësi maksimale e lejuar është 50 km/h, gjë që do të thotë se drejtuesi i mjetit, shtetasi me iniciale S.I. (21 vjeç), po lëvizte me më shumë se dyfishin e normës së lejuar.

​Ndaj të riut janë ndërmarrë masat përkatëse ligjore dhe ai do të përballet me sanksione të rrepta, të cilat parashikojnë gjobë të lartë dhe heqje të patentë shoferit.

​MPB njofton se kontrollet me automjetet speciale “Përgjues” do të vijojnë intensivisht në të gjithë territorin e shtetit.

​”Apelojmë te të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion që të respektojnë me përpiktëri rregullat dhe rregulloret. Vetëm me sjellje të përgjegjshme mund të kontribuojmë bashkërisht për rrugë më të sigurta”, thuhet në njoftimin e policisë.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull