Ministria e Brendshme njoftoi sot se më 16.03.2026 në orën 21:20, A.A. (47) nga Tetova është paraqitur vetë në SPB Tetovë dhe është kryer intervistë zyrtare me të.
Përndryshe, gjatë veprimit në lidhje me ngjarjen e datës 14.03., në të cilën një vajzë 19-vjeçare nga Tetova ra nga ballkoni i shtëpisë së gjyshit të saj dhe u transferua në Kompleksin e Klinikave “Nëna Terezë” në Shkup, zyrtarët e policisë kanë ardhur në dijeni, përkatësisht është konstatuar se vajza është abuzuar mendërisht dhe fizikisht nga babai i saj A.A.
Me udhëzim të prokurorit publik, A.A. është liruar dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të ngrihet një kallëzim përkatës.

