Kuvendi sot në kuadër të seancës së 84-të miratoi Ligjin për plotësimin e Ligjit për mbrojtje shëndetësore dhe Ligjin për ratifikimin e Protokollit shtesë ndaj Konventës për Marrëveshjen për transport rrugor ndërkombëtar të mallrave (CMR) për listë elektronike të transportit, të miratuar në Gjenevë më 20 shkurt të vitit 2008.
Me Ligjin për plotësim të Ligjit pët mbrojtje shëndetësore, i cili u miratua me procedurë të shkurtuar, ndërpritet e drejta diskrecionare e drejtorëve në procesin e përzgjedhjes gjatë punësimit të kuadrit mjekësor në shëndetin publik.
Zgjidhjet e parashikuara në Ligjin për kujdesin shëndetësor do të mundësojnë zbatimin efikas të parimeve të nevojës për ekspertizë dhe kompetencë për pozicionet e punës për të cilat kandidati ka aplikuar dhe do të mundësojnë përzgjedhjen e kandidatit më të mirë për punësim në institucionet shëndetësore, duke rikthyer kështu besimin në institucionet shëndetësore dhe duke dekurajuar largimin e kuadrit të pakët mjekësor nga vendi.
Protokolli shtesë i Konventës mbi Kontratën për transportin ndërkombëtar rrugor të mallrave, i miratuar në vitin 2008, parashikon digjitalizimin e aktiviteteve të transportit përmes dokumentacionit elektronik, si dhe shkëmbimin elektronik të informacionit rregullator midis operatorëve të transportit-bizneseve dhe autoriteteve shtetërore kompetente. Kjo njihet si “fletë dorëzimi elektronik” ose “eCMR”.
Protokolli për eCMR është ratifikuar nga 39 vende, duke lejuar përdorimin ligjor të fletëngarkesave elektronike për transportin ndërkombëtar rrugor midis këtyre vendeve. Lista përfshin vendet e mëposhtme: Gjermania, Armenia, Austria, Azerbajxhani, Belgjika, Bjellorusia, Bullgaria, Danimarka, Sllovakia, Sllovenia, Spanja, Estonia, Finlanda, Franca, Greqia, Hungaria, Irani, Italia, Kirgistani, Letonia, Lituania, Luksemburgu, Moldavia, Norvegjia, Omani, Holanda, Polonia, Portugalia, Mbretëria e Bashkuar, Republika Çeke, Rumania, Rusia, Suedia, Zvicra, Taxhikistani, Turkmenistani, Turqia, Ukraina dhe Uzbekistani.

