Gashi: Miratohet raporti financiar dhe operativ për Programin për Mbështetje Parlamentare

1 Min. Leximi

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi ka njoftuar se është realizuar mbledhja e pestë e Këshillit Drejtues të Programit për Mbështetje Parlamentare.
“Realizuam mbledhjen e pestë të Këshillit Drejtues të Programit për Mbështetje Parlamentare, gjatë së cilës miratuam Raportin Financiar dhe Operativ për zbatimin e Programit për Mbështetje Parlamentare për vitin 2025.
Takimi konfirmoi angazhimin e Kuvendit për të vijuar me përkushtim planet e ardhshme që synojnë avancimin e digjitalizimit, rritjen e transparencës dhe forcimin e kapaciteteve institucionale, si dhe ndërmarrjen e hapave të rëndësishëm në fushën e sigurisë, kulturës dhe mbikëqyrjes parlamentare”, ka shkruar kryeparlamentari Gashi.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull