52-vjeçari nga Kosova përplaset me disa automjete të parkuara, kontejnerë dhe semafor në Shkup

1 Min. Leximi

Policia njofton se një 52-vjeçar, shtetas i Kosovës me qëndrim të përkohshëm në Haraçinë, ka shkaktuar një aksident të rëndë trafiku në Shkup, duke u përplasur me disa automjete të parkuara, kontejnerë, një semafor dhe automjete në lëvizje.
Sipas njoftimit zyrtar, më 26.12.2025 rreth orës 12:30, në SPB Shkup është raportuar se në rrugën “Grigor Prliçev”, një automjet pasagjerësh “Seat” me targa të Shkupit, i drejtuar nga S.R. (52) nga Kosova, me qëndrim të përkohshëm në fshatin Haraçinë, është përplasur me tre automjete të parkuara – “Citroën”, “Chevrolet” dhe “Peugeot”, të gjitha me targa të Shkupit, si dhe me tre kontejnerë.

Më pas, automjeti është përplasur edhe me një veturë “Suzuki” në lëvizje, me targa të Shkupit, e drejtuar nga A.J. (24) nga Shkupi. Shoferi ka vazhduar lëvizjen dhe në kryqëzimin e bulevardit “Krste Petkov Misirkov” me bulevardin “Goce Dellçev” është përplasur në semafor dhe në një tjetër automjet në lëvizje, “Audi” me targa të Shkupit, e drejtuar nga S.G. (29) nga fshati Lisiçe e Poshtme.
Policia po punon për zbardhjen e plotë të rastit dhe pritet dokumentimi i mëtejshëm i ngjarjes.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull