Zv/kryeministri i parë Bekim Sali në hapjen e zyrave të Lëvizjes Arbëria

1 Min. Leximi

Zv/kryeministri i parë Bekim Sali ka marrë pjesë sot në hapjen zyrtare të zyrave të Lëvizjes Arbëria në Shkupin Dardan, parti kjo pjesë e koalicionit VLEN. Me këtë rast, ai theksoi se hapja e zyrave përfaqëson një hap të rëndësishëm në forcimin e bashkëpunimit dhe veprimit të përbashkët politik brenda koalicionit.

Sali u shpreh se me këtë zhvillim “u hap edhe një dritare e re e shtëpisë së quajtur VLEN”, duke nënvizuar se bëhet fjalë për një koncept politik që ka arritur ta dërgojë në opozitë establishementin e korruptuar. Ai vlerësoi aktivitetet e deritanishme të Lëvizjes Arbëria dhe rolin e saj brenda koalicionit, duke theksuar rëndësinë e angazhimit të përbashkët për ndryshime reale.

Në fund, zv/kryeministri i parë i përgëzoi drejtuesit dhe anëtarët e Lëvizjes Arbëria për punën e bërë deri më tani, duke u uruar suksese të shumta në të ardhmen dhe vazhdim të angazhimit në funksion të qytetarëve.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull