Duke përdorur 3SHI.NET, ju pranoni Politikën e privatësisë dhe Kushtet e përdorimit.
Pranoje
3SHI.NET3SHI.NET3SHI.NET
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
3SHI.NET3SHI.NET
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
Кërko
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
Na ndiqni
Bota dhe Rajoni

Nuk përfundojnë telashet për Trump, propozohet heqja e emrit të tij nga fletëvotimi në Illinois për zgjedhjet paraprake

Përditësimi i fundit: 2024/01/30 at 3:59 AM
Publikuar January 30, 2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Gjykatësi në pension Carl Erickson i rekomandoi bordit zgjedhor të Illinoit të largojë ish Presidenti amerikan Donald Trump nga fletëvotimi për zgjedhjet paraprake në këtë shtet, por tha se vendimin përfundimtar duhet ta marrin gjykatat. Ish gjykatësi argumentoi se Trump duhet të hiqet nga fletëvotimi për shkak të përfshirjes së tij në trazirat e 6 janarit, 2021 gjatë sulmit ndaj Kapitolit.

Bordi shtetëror elektoral i Illinoit pritet të shqyrtojë rekomandimin të martën.

- Reklamim -

Avokatët e zotit Trump dhe qytetarët që kërkojnë ta largojnë nga fletëvotimi ish presidentin republikan paraqitën argumentet e tyre të premten para ish gjykatësit Erickson. Ish gjykatësi, që ka shërbyer për një kohë të gjatë si gjykatës qarku është republikan.

Përpjekja për ta hequr zotin Trump nga fletëvotimi për zgjedhjet në mars është e ngjashme me ato të disa shteteve të tjera. Gjykata e Lartë amerikane pritet t’i dëgjojë argumentet e palëve në muajin shkurt për vendimin historik të Gjykatës së Lartë të Kolorados, që e hoqi zotin Trump nga fletëvotimi në atë shtet.

Rasti paraqet herën e parë që gjykata e lartë shqyrton një nen të Amendamentit 14 të Kushtetutës, që ua ndalon atyre që “janë përfshirë në rebelim” të drejtën të ushtrojnë funksione në poste publike.

Rekomandimi 21 faqesh i ish gjykatësit Erickson arrin në përfundim se “mbizotërimi i provave” të paraqitura dëshmon se zoti Trump ishte i përfshirë në rebelimin e janarit.

Por ai tha se bordi elektoral nuk mund të bëjë “analizë kushtetuese të sofistikuar dhe kuptimplotë” që kërkohet për ta larguar emrin e zotit Trump para zgjedhjeve paraprake, që do të mbahen me 19 mars.

“Në përgjithësi, të provosh të zgjidhësh një çështje kushtetuese përbrenda afatit kohor të përshpejtuar para bordit elektoral është sikur të përpiqesh ta caktosh një ndeshje dy-minutëshe ndërmjet boksierëve të kategorisë së rëndë brenda një kabine telefonike”, shkruan ai.

Megjithatë, ish gjykatësi Erickson tha se edhe nëse bordi nuk pajtohet me logjikën e argumentimit të tij, emri i zotit Trump duhet të largohet nga fletëvotimi për zgjedhjet paraprake në Illinoi.

Bordi elektoral përbëhet nga katër demokratë dhe katër republikanë.

Grupi “Liri Shprehje për Njerëzit”, që paraqiti kërkesën për heqjen e emrit të zotit Trump, në fletëvotimin në Illinio, përshëndeti rekomandimin e ish gjykatësit republikan si “të rëndësishëm” por tha se ligji i Illinoit i jep bordit të drejtën të marrë vendim mbi fletëvotimin.

“Presim që bordi dhe gjykatat e Illinoit do të mbështesin analizën e matur të gjykatësit Erickson se përse zoti Trump nuk mund të jetë në listën e kandidatëve. Por, argumenti i ish gjykatësit duhet përmirësuar, pasi ligji i Illinoit i jep të drejtë bordit të marrë vendimin”, deklaroi drejtori ligjor i grupit, Ron Fein.

TOP Lajmet

VLEN: KF Shkëndija, kampionë në fushë, kampionë në zemrat tona!
Lajme Sport
Nënkryetari i FRASH, Ensar Ismeti, kritikon drejtimin e ASH: Politika nuk është trampolinë, por përgjegjësi
Lajme
Filloi ndërtimi i fabrikës së “Shahterm” në ZZHTI Shkup, investim fillestar prej 25 milionë eurove dhe 200 vende të punës
Ekonomi Lajme
Fetai dhe eksponentë të ASH takohen me Kurtin – mbesin besnikë ndaj VLEN
Lajme
Vërshim shpalljesh për punësime në institucione, paralajmërimi i VLEN-it po bëhet realitet
Lajme
Trump: Njerëzit në Gaza po vdesin nga uria
Lajme
ETIKETUAR: Trump
3shi.net 30 Janar, 2024 January 30, 2024
Artikulli i mëparshëm Vetoja hungareze për Ukrainën po bie, Viktor Orban merr këtë hap para Samitit Europian
Artikulli tjetër Aksioni në Onkologji, ndalohen katër persona?!

Na ndiqni

Ndiqni 3SHI.NET në rrjetet sociale
Facebook Pëlqeje
Twitter Ndiqe
Instagram Ndiqe
Youtube Abonohu
newsletter featurednewsletter featured

Buletini javor

Abonohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!

    Lajme popullore
    Lajme

    Nënshkruajnë Ahmeti, Rexhepi, Hoxha dhe Thaçi për Frontin Evropian

    3shi.net March 25, 2024
    Ibrahimi: VLEN garanton se më 11 dhjetor nuk ndodh asgjë, shqipja më e sigurt se asnjëherë më parë!
    Taravari: Çfarë Fronti Evropian?! Bujar Osmani e solli Lavrovin në Shkup!
    Snopçe: provimet e jurispondencës të jepen në gjuhën shqipe
    Klubi i Ligës Premier do të nënshkruajë me Calhanoglu
    - Reklamim -
    Ad imageAd image

    Ju gjithashtu mund të pëlqeni

    Bota dhe Rajoni

    Presidenti Erdoğan në Tiranë: Nga Shqipëria do ta ngremë zërin për paqe për gjithë botën

    May 16, 2025
    Bota dhe Rajoni

    Osmani në Tiranë me akuza ndaj BE-së: I keni hapur derën atyre që shkojnë te Putini dhe bllokoni Kosovën

    May 16, 2025
    Bota dhe Rajoni

    Rama i ulet në gjunjë Melonit

    May 16, 2025
    Bota dhe Rajoni

    Kurti në heshtje pas takimit të djeshëm në Presidencë, i vetmi nga liderët që nuk e tha asnjë fjalë

    May 16, 2025
    Bota dhe Rajoni

    “Çfarë hajvanash”, Peci thotë se Kurti nuk është i lumtur që e ka thënë atë shprehje

    May 15, 2025
    Bota dhe Rajoni

    Kryeministri pakistanez, Sharif fton Indinë në dialog gjithëpërfshirës

    May 15, 2025

    Kategoritë

    • Bota dhe Rajoni
    • Arsim
    • Ekonomi
    • Intervista
    • Kuriozitet
    • Kultur
    • Politikë
    • Shëndeti
    • Sport
    • Teknologji

    3SHI.NET

    Ne ndikojmë mbi 10 milionë vizitorë dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të biznesit dhe teknologjisë në Maqedoni,Kosovë dhe Shqipëri.
    Lidhje e shpejtë
    • Ballina
    • Faqeshënuesi imE Re
    • Identifikohu
    • Regjistrohu
    • Na Kontaktoni
    Kategoritë kryesore
    • Bota dhe Rajoni
    • Sport
    • Argëtim
    • Ekonomi
    • Arsim

    Abonohu në 3SHI.NET

      © 3SHI.NET. All Rights Reserved.
      adbanner
      AdBlock u zbulua
      Faqja jonë është një faqe e mbështetur nga reklamat. Ju lutemi në listën e bardhë për të mbështetur faqen tonë.
      Në rregull, do të vendos në listën e bardhë
      Mirëse u ktheve!

      Hyni në llogarinë tuaj

      Keni humbur fjalëkalimin tuaj?