Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar sot shpartallimin e një rrjeti kriminal të përfshirë në trafikimin dhe shfrytëzimin seksual të një të miture në Tetovë. Pesë persona janë vënë në pranga pas një hetimi nga Njësia për Luftimin e Trafikimit me Njerëz. Sipas policisë, i dyshuari kryesor, F.M 25, vjeç kishte mashtruar viktimën 15-vjeçare duke e futur në një lidhje të rreme, për ta detyruar më pas përmes shantazhit të konsumonte drogë dhe të shfrytëzohej seksualisht nga persona të tjerë për përfitime parash. Ndër të arrestuarit është edhe një person i ngarkuar për “sigurinë” e viktimës, i cili akuzohet për përdhunim. Gjatë operacionit, policia bastisi katër lokacione në Tetovë ku sekuestroi pajisje elektronike dhe karta SIM që do të shërbejnë si prova materiale. Të pesë të dyshuarit përballen me akuza të rënda.
Tetovë, arrestohen pesë persona të përfshirë në trafikimin dhe shfrytëzimin seksual të një të miture

TOP Lajmet
3shi.net
Ndani këtë artikull
Abonohu
Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!
Na ndiqni
Ndiqni 3SHI.NET në rrjetet sociale
Buletini javor
Abonohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!
Lajme popullore
- Reklamim -


