Kryetari i komunës së Tetovës Bilall Kasami ka njoftuar se kanë mirëpritur në shkolën fillore “LIRIA” në Tetovë, kryetarin e Kuvendit, Afrim Gashi.
“I nderuar që sot në shkollën fillore “LIRIA”në Tetovë, mirëpritëm kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, z. Afrim Gashi. Me këtë rast vizituam paralelen e nxënësve me aftësi ndryshe. Nga ana e kryetarit Afrim Gashi, shkolla “LIRIA” pranoi donacion për këtë paralele duke bërë që edhe këta nxënës të ndjehen të barabartë me të gjithë. Kujdesi dhe përmirësimi i kushteve në shkolla mbetet prioritet i yni, dhe për këtë kemi ndihmën edhe të instancave më të larta të shtetit. Falënderoj kryetarin e kuvendit z. Afrim Gashi, për kontributin dhe përpjekjet e vazhdueshme që po bën”, ka shkruar Kasami.
Afrim Gashi viziton shkollën “LIRIA” në Tetovë, donacion për paralelen me aftësi ndryshe

Ndani këtë artikull
