Edhe Jugosllavia pati president shqiptar, por shqiptarët nuk e donin!

3 Min. Leximi

Nga Kim Mehmeti

Nga gjithë shtetet e dala nga ish – Jugosllavia, Maqedonia më së shumti i ka trashëguar ‘tiparet’ e nënës që e lindi. Si e tillë ajo edhe ndërtohet sipas formulave të ish – Jugosllavisë, në të cilin nuk ishte e rëndësishme përmbajtja, por ikebana politike.

- Advertisement -

Pra njësoj si asokohe kur sa më shumë dobësohej lidhja mes popujve të federatës së Titos, aq më shumë forcohej ‘vëllazëria’ mes elitave politike shumetnike që e drejtonin atë, edhe në Maqedoninë e sotme ndodhë që sa më keq ndjehen qytetarët dhe e braktisin atë, aq më bashkëpunues mes veti janë elitat partiake që e zhvatin vendin.

Dhe sot kur në Ballkan pakësohet numri i shqiptarëve e shtohet numri i kryeministrave shqiptarë, dikush aq i përbuzë shqiptarët e Maqedonisë sa i shpërfaq të paaftë ta kuptojnë se një shtet nuk matet me atë sa i mirë është për pushtetarët e vet dhe mysafirët e tyre, por sa i përshtatshëm është për qytetarët dhe rinin që banon në të.

Por megjithatë, sado që me pamje të rrejshme ta fshehësh të vërtetën, me asgjë nuk mund ta mbulosh mungesën e zërave fëmijëror nëpër shkollat dhe vendbanimet shqiptare si dhe, të vërtetën se ka një Maqedoni parajsë , ku jetojnë hajdutokratët e BDI-së dhe një Maqedoni të pabanueshme për familjet shqiptare.

Dhe në një dy-Maqedoni të tillë nuk vlen gjë cilido burrështetas që majmet në grazhdin e shtetit dhe që harron se mediat e paguara në Tiranë e Prishtinë të mundësojnë që përkohësisht të dukesh më shumë seç je, por kurrë nuk do munden ta fshehin të vërtetën se BDI-ja është e paarritshme vetëm në ‘dëbimin’ e të rinjve nga Maqedonia.

- Advertisement -

Andaj gabojnë të gjithë ata që bëhen pjesë e paradave që shënojnë arritjet e BDI-së, duke besuar se shqiptarët e këtushëm janë aq budallenjë sa mos e dinë se sot askush nuk të lëvdon pa e paguar as kur e meriton atë, e lëre më kur je injorant politik, siç janë drejtuesit BDI-së, të partisë që për shumëçka do mbetet kancer politik i shqiptarëve të Maqedonisë.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull