Shoferët duartrokiten nga të moshuarit, ata që shfrytëzojnë më shumë transportin publik

1 Min. Leximi

Paralizimi i kryeqyteti nga greva e transportueseve të operatorëve publikë dhe privatë, ka marrë fund.

Sot, Prishtina u zgjua në normalitet, pasi autobusët u kthyen në rutinën e tyre, pas alokimit të 2.7 milionë eurove nga Ministria e Financave, në buxhetin e Komunës së Prishtinës, transmeton Klankosova.tv.

Pas shlyerjes së borxheve nga këtyre operatorëve, përfundoi një periudhë e vështirë për prishtinasit, të cilët për plotë nëntë ditë mbetën në “këmbë”.

Në emisionin “Fol me Arin”, përfaqësuesi i Trafikut Urban, Ilmi Gashi, tregoi një rast prekës e të bukur që iu kishte ndodhur sot shoferëve të këtij operatori.

“Kur kanë filluar punën autobusët tanë, shoferët kanë qenë shumë të mirëpritur, edhe i kanë duartrokitur shoferët. Normal që kanë vuajtur qytetarët, ne iu kemi kërkuar falje çdo herë”.

Ky gjest i bukur erdhi pikërisht nga të moshuarit, të cilët shfrytëzojnë jashtëzakonisht shumë këto shërbime.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull